Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Inzaghi shton presionin: Ndaj Romës ndeshja më e rëndësishme, kënaqësi të takoj Mourinhon

Shkruar nga NEWSPORT
Inzaghi shton presionin: Ndaj Romës ndeshja më e

Inter do masë forcat të shtunën me Romën në orën 18.00, në kuadër të javës së 16-të të Serie A. Në prag të këtij takimi ka folur trajneri i zikaltërve, Inzaghi. Inzaghi shprehet se sfida e kësaj fundjavë është një nga më të rëndësishmet. Tekniku thotë se është i kënaqur me Lautaron, edhe pse ka vend për përmirësim. Sa i përket Mourinhos, numri një i pankinës zikaltër ndjehet i lumtur që do takojë portugezin.

Intervista:

Inzaghi, çfarë ndeshje pret nesër në Olimpico?
Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ne, më e rëndësishmja e këtij cikli. Ne luajmë kundër një ekipi të fortë, që ka vlera të rëndësishme dhe do të duhet të bëjmë një paraqitje të kujdesshme, si një Inter i vërtetë.

Ku mund të përmirësohet Lautaro?
Duhet të vazhdojë kështu. Të mos harrojmë se është shumë i ri dhe mund të përmirësohet shumë. Jam i kënaqur me të dhe me të gjithë sulmuesit e tjerë, sepse po na ndihmojnë edhe në fazën e posedimit. Ai ka shënuar në tre ndeshje dhe shpresoj që të vazhdojë kështu.

Cili është mendimi juaj për Mourinhon?
Do të jetë kënaqësi të takoj ish trajnerin e Interit. Nuk e kam takuar dhe njohur kurrë. E di që do të jetë e veçantë për të përballja me Interin. Ne do t'i kushtojmë vëmendje edhe më shumë sepse i dimë aftësitë e tij dhe çfarë ka bërë në të gjitha klubet ku ka qenë.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga