Sunday, December 3, 2023
  • Login
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL
No Result
View All Result
Newsport.al
No Result
View All Result
Home VENDI SUPERIORE

INTERVISTË/ Model për portierët e rinj, Elvis KOTORRI rrëfen emocionet e karrierës: Nuk e harroj golin me TIRANËN, kam vetëm një peng

26.01
in SUPERIORE, VENDI
Reading Time: 4 mins read
0 0
A A
0
Share on FacebookShare on Twitter

Elvis Kotorri ka zënë vendin e merituar mes futbollistëve më të mirë dhe më kontribues të futbollit shqiptar. “Gardiani” i Elbasanit dhe Dinamos konsiderohet si njëri prej portierëve më të mirë të kampionatit shqiptar në dekadën e parë të viteve 2000. Gjatë karrierës së tij ai evoluoi nga sulmues në pozicionin delikat të portierit, duke treguar kurajo, maturi dhe qetësi.

Përveç pritjeve të shumta, 39-vjeçari Kotorri zuri vend në “folklorin” e futbollit tonë si “njeriu titull” i Elbasanit në vitin 2006, kur vendosi fatin e sezonit me golin e tij në supersfiën me Tiranën dominuese të atyre viteve.

Sot ai kthehet të flasë për të kaluarën, portierët e rinj të Kategorisë Superiore dhe rëndësinë e kthimit në elitën e futbollit të Dinamos, Elbasanit dhe Shkumbinit skuadra të cilat gjatë kohës së tij luftonin për rezultate dhe sukses në vitet 2000. Për Newsport, ai pranon hapur se i vetmi gabim që duhet të kishte korrigjuar në karrierë ishte refuzimi i të luajturit jashtë Shqipërisë, por nuk ndien pendesë për asgjë tjetër, duke u mjaftuar me sukseset, emrin dhe kontributin e dhënë për 21 vite në futbollin tonë.

-Si u bindët të luanit si portier, pozicion që shumë pak veta dëshirojnë të luajnë?
Unë në fillimet e mia e kam filluar si sulmues pastaj me kalimin e kohës trajneri im i parë Vigan Guranjaku pa tek unë qe kisha cilësi për të luajtur në porte dhe që atëherë nuk leviza më pozicion.

-Në 2006 ju shkruajtët historinë teksa fituat titullin me Elbasanin. Mund te me tregosh çfarë përshtypjesh ju kanë mbetur nga ai sezon? Si arritët thyenit dominimin Tirana-Dinamo?
Ishte një vit i mrekullueshëm një feste e paparë në qytet.Ka qenë shumë e vështirë në fakt se ekipet e kryeqytetit ishin shumë të forta dhe kishin kthyer pronë të tyre kampionatin.Ishin dy vite të arta për Elbasanin.

-Çfarë rëndësie kishte në fushë portieri në kohën tuaj në Superiore në krahasim me sot?
Unë mendoj se si kur luaja unë si para meje dhe me pas portieri ka një rol kyc në skuader. N.q.s. ke njË portier të mirë në ekip i jep siguri skuadrës.

-Me Ilir Dajën keni fituar 2 kampionate. Cfare marredhenie keni patur me te? Si ndikonte tek ju dhe ekipi?
Kam pasur një marrëdhënie korrekte si me të gjithe trajnerët që kam patur gjate gjithe karrierës time.

-Mendon se kampionati shqiptar ka humbur vlera duke parë hegjemoninë e Skënderbeut, ndryshe nga periudha kur ti ke luajtur fitonte Dinamo, Tirana, Vllaznia, Elbasani?
Mendoj se bëhet pak i mërzitshëm kur e fiton vetëm një skuadër per disa vite rresht, po unë mendoj se fiton gjithmonë më i miri.

-Asnjëherë nuk ke luajtur jashte Shqipërisë. Ke patur frikë se mund të dështoje pasi ka ndodhur me shumë lojtarë të Superiores apo ndiheshe komod në futbollin shqiptar?
Kam pasur disa mundësi në fakt për të luajtur jashtë po gjërat kanë qenë pak më të vështira atëhere sesa tani kur mundësite janë më të medha.

-Po të vini re, në gati 30 vitet e fundit portën e Shqipërisë nuk e kanë mbrojtur portierë që luanin në kampionatin tonë, kjo ka ndodhur dhe me ju? Mos ndoshta jeni “persekutuar” nga besimi te “legjionarët”?
Lojtarët që luajnë jashtë janë më të avantazhur se lojtarët që luajnë këtu sepse ka më shumë profesinalizëm në gjithçka që ka të bëjë me futbollin.

-Qoftë nga kolegët apo rivalët, kë do te zgjidhje si me te denjët që ke luajtur ndonjëherë?
Pa permendur emra, po të them që kanë qenë shumë në atë kohë kishte shumë kampionë.

-I ke dhënë titullin Elbasanit me ndeshjen ndaj Tiranës kur shënove golin e tretë? Ky është momenti më i bukur i karrierës tënde apo do të zgjidhje dhe të tjerë?
Kam pasur shumë momente të bukura po unë do të veçoja dy momentet më të bukura.Njëri ka qenë goli me Tiranë dhe tjetra ka qenë një pritje në çastet e fundit të ndeshjes në finalen kundra Partizanit, ku kemi luajtur një pjesë loje me dy lojtarë më pak.

-Në një intervistë vjet ke përmendur se ke ndjekur si idhuj Casillasin, Buffonin dhe Schmeichelin. Por Elbasani ka patur një emër të madh, Bujar Gogunjën. A ka shërbyer ai si modeli yt në karrierë? Flasim nga futbolli shqiptar.
Të tre keta portierë kanë qenë idhujt e mi sepse jam rritur duke i parë kurse kur ka luajtur Gogunja unë kam qenë shumë i vogël dhe nuk e kam parë po ka qenë një portier shumë i mirë sipas atyre që e kanë parë duke luajtur.

-Dinamo, Elbasani, Shkumbini prej vitesh nuk luajnë në Superiore? Sa e ka dëmtuar kjo futbollin tonë?
Është fatkeqësi në fakt me të gjithë këto skuadra që unë kam luajtur në keto momente po kalojmë momente të veshtira. Duhet të kthehen sa më shpejt aty ku i takon spse jane vlerë per Superligën.

-Do të qëndroni vetëm në rolin e trajnerit të portiereve apo do kërkoni të drejtoni një skuadër?
Po eshte nje punë që unë e bej më mirë e me më shume pasion.Po kurrë mos thuaj kurrë.

-Kë do te zgjidhje sot si portierin më të mirë shqiptar, në Shqipëri dhe jashtë?
Mendoj se Hoxha i Partizanit është me i miri që luan në Shqipëri, kurse jashtë mendoj që Strakosha ka pasur një progres të jashtëzakonshëm.

-Po të ktheheshe pas në kohë, çfarë do të rregulloje në karrierën tënde?
Vetëm një gjë do ta provoja të luaja jashtë për pjesën tjetër ndihem shumë i realizuar në gjithçka./Dario VELAJ/.

Previous Post

PRONONCIM/ Shkaktoi “furtunë” të FLAMURTARI, Siljanovski zbulon të ardhmen: Do të firmos për…

Next Post

LUFTËTARI e nis 2019 me “finale”, MEZANI nuk i fsheh vështirësitë: Largimet na kanë dobësuar, por…

Të Lidhura

“Mendoj se merituam më shumë”, Florent Hasani: Jemi të mërzitur nga barazimi
KRYESORE

“Mendoj se merituam më shumë”, Florent Hasani: Jemi të mërzitur nga barazimi

03.12
I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë i shërbeu Partizanit
KRYESORE

I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë i shërbeu Partizanit

03.12
Air Albania i mbuluar nga tymi i Flakadaneve
KRYESORE

VIDEO/ Tifozët e Tiranës i vënë “flakën” stadiumit, “Air Albania” mbulohet nga ngjyrat Bardh e Blu

03.12
VIDEO/ Mbyllet mes tensionesh derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë
KRYESORE

VIDEO/ Mbyllet mes tensionesh derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

03.12
I pezulluar nga Tirana dhe i përfolur për pankinën e “Demave”, Orges Shehi ndjek derbin nga afër
KRYESORE

I pezulluar nga Tirana dhe i përfolur për pankinën e “Demave”, Orges Shehi ndjek derbin nga afër

03.12
Radhe nga tifozet per te hyre ne stadium
SUPERIORE

“Air Albania” “pushtohet” nga tifozët, rradhë të gjata për të hyrë në stadium

03.12
Shkaku i problemeve fizike e la në mëdyshje, Florent Hasani: Të luaj nga minuta e parë është rrezik, por nuk e mendoj fare
KRYESORE

Shkaku i problemeve fizike e la në mëdyshje, Florent Hasani: Të luaj nga minuta e parë është rrezik, por nuk e mendoj fare

03.12
Olsi Rama
KRYESORE

“Partizani ka kontigjentin e duhur”, Olsi Rama: Ky derbi nuk është deçiziv. Shorti i Euro 2024? Është shumë eksitues

03.12
Load More
Next Post
LUFTËTARI e nis 2019 me “finale”, MEZANI nuk i fsheh vështirësitë: Largimet na kanë dobësuar, por…

LUFTËTARI e nis 2019 me "finale", MEZANI nuk i fsheh vështirësitë: Largimet na kanë dobësuar, por...

Shkarko Aplikacionin

Shkarko Aplikacionin











Të Fundit

“Mendoj se merituam më shumë”, Florent Hasani: Jemi të mërzitur nga barazimi

“Mendoj se merituam më shumë”, Florent Hasani: Jemi të mërzitur nga barazimi

03.12
I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë i shërbeu Partizanit

I kënaqur me lojën e ekipit të tij, Julian Ahmataj: Kjo pikë i shërbeu Partizanit

03.12
Manchester City

PREMIER LEAGUE/ Chelsea dhe Liverpool marrin 3 pikët, s’ka fitues në “Etihad Stadium” (REZULTATET)

03.12
Air Albania i mbuluar nga tymi i Flakadaneve

VIDEO/ Tifozët e Tiranës i vënë “flakën” stadiumit, “Air Albania” mbulohet nga ngjyrat Bardh e Blu

03.12
VIDEO/ Mbyllet mes tensionesh derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

VIDEO/ Mbyllet mes tensionesh derbi i kryeqytetit, Tirana dhe Partizani ndajnë nga 1 pikë

03.12
I pezulluar nga Tirana dhe i përfolur për pankinën e “Demave”, Orges Shehi ndjek derbin nga afër

I pezulluar nga Tirana dhe i përfolur për pankinën e “Demave”, Orges Shehi ndjek derbin nga afër

03.12
Radhe nga tifozet per te hyre ne stadium

“Air Albania” “pushtohet” nga tifozët, rradhë të gjata për të hyrë në stadium

03.12
Shkaku i problemeve fizike e la në mëdyshje, Florent Hasani: Të luaj nga minuta e parë është rrezik, por nuk e mendoj fare

Shkaku i problemeve fizike e la në mëdyshje, Florent Hasani: Të luaj nga minuta e parë është rrezik, por nuk e mendoj fare

03.12

Më Shumë...

NDESHJET E RADHËS

KATEGORIA SUPERIORE

ITALI – SERIE A

SPANJË – LA LIGA

ANGLI – PREMIER LEAGUE

GJERMANI – BUNDESLIGA


© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Kontakt

Email : [email protected]

Mobile : +355 69 92 22201 

Na Ndiqni

No Result
View All Result
  • Kryesore
  • Kalendari
  • KOMBETARJA
    • Lajme
    • LEGJIONARET
  • SUPERIORE
  • VENDI
    • KATEGORIA I
    • KATEGORIA II
    • KUPA E SHQIPERISE
    • Moshat (U17-U19)
  • KOSOVA
  • MAQEDONIA
  • BOTA
    • SERIA A
    • PREMIER LEAGUE
    • LA LIGA
    • BUNDESLIGA
    • Ligue 1
    • CHAMPIONS LEAGUE
    • EUROPA LEAGUE
    • Conference League
  • GOSSIP
  • SPORTMIX
    • RIO 2016
    • FORMULA 1
    • MOTOGP
    • TENIS
    • BASKETBALL
    • VOLLEYBALL

© 2023 News Sport - Dev by Aplikacione.com.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In