Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

INTERVISTA/ Rikthehet idhulli i tifozërisë së Partizanit: Tirana t'i kërkojë pikët në ndeshjet e ardhshme, si në "Qemal Stafa" s'do jetë më derbi

Shkruar nga NEWSPORT
INTERVISTA/ Rikthehet idhulli i tifozërisë së Partizanit: Tirana

Nderim Nexhipi, ky emër mjafti i njohur vitet e fundit në kampionatin shqiptar. U afrua te Partizani në kohën e trajnerit Shpëtim Duro. Fantazist në mesfushë, vallëzonte me topin dhe... u bë "makthi" i Tiranës në derbi. Në tre ndeshje arriti të shënonte tre gola. Madje për këtë tifozët e kuq nisin të komplimentonin të dashurat e tyre duke përmendur Nderimin: "Je e bukur si një gol i Nexhipit në derbi". 33-vjeçari do të mbahet mend gjatë dhe për këtë newsport.al e ka kontaktuar për t'i marrë një intervistë të shkurtër në vigjilje të derbit. Mesfushori analizon situatën për të dy ekipet dhe jep mendimin e tij. Gjithashtu ai nuk lë pa përmendur edhe tifozët e kuq, me të cilët ka një lidhje shpirtërore të ngushtë.

- Nderim do të mbaheni mend gjatë për 3 golat në derbi. Nesër luhet i 149-ti, si e parashikon?

Derbi është i paparashikueshëm normal, por jo kur luan Partizani me Tiranën, pasi Partizani do të vijojë serinë e fitoreve.

- Tiranës i duhen pikë për mbijetesën dhe nuk është çudi nëse Partizani ndalet...

Tiranës i duhen pikë, por mendoj se duhet t'i kërkojnë në ndeshjet e radhës. Me Partizanin e dinë që është e vështirë këto 3 vitet e fundit.

- Sa i mungon Nexhipit një derbi i kryeqytetit shqiptar?

Unë do e ndjek gjithmonë këtë ndeshje, pasi kam kaluar një pjesë të bukur të jetës time. Kjo sfidë më mungon dhe ka qenë një kohë që nuk përshkruhet.

- Keni provuar emocionet në "Qemal Stafa", por jo në "Selman Stërmasi". Sa ndryshon?

Si në stadiumin "Qemal Stafa", s'besoj se do të ketë më derbi. Ajo atmosferë ka qenë përfekte.

- "Jeni e bukur si një gol i Nexhipit në derbi". Kshu nisën të komplimentonin të dashurat e tyre Guerrilsat. Ç'ndjesi ke për këtë tifo-grup? I ruan marrëdhëniet?

(Qesh) E di dhe i kam parë nëpër mure të shkruajtura kur isha në Shqipëri. Unë kam qenë mjaft i lidhur me ta. Pasi mora shiritin e kapitenit, ishim të pandarë te Partizani. Gjithmonë u thoja çunave që duhet të luanim për ta pasi nuk reshtën kurrë së mbështeturi. Për mua ata do të jenë gjithmonë në zemrën time.

- Do të zgjidhnit golat e derbit apo Guerrilsat?

Lejohet të dyja? (Qesh) Golat dhe Guerrilsat, secilët kanë bukurinë e tyre.

- Do të riktheheni të luani sërish në Shqipëri?

Po, por vetëm për Partizanin nëse do ndodhë... / Retin TOKA/ NEWSPORT.AL/

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga