Ditët e fundit janë përhapur thashetheme në rrjetet sociale se Flamurtari është i interesuar për ish-mesfushorin e Kukësit, Laçit, Dinamos dhe Teutës, Albi Dostin, i cili aktualisht aktivizohet në Kroaci me ekipin e HNK Sibenik.
I kontaktuar nga newsport.al, mesfushori deklaron se nuk e kanë kontaktuar ende drejtuesit e klubit vlonjat, por nuk e përjashton mundësinë që të luajë për Flamurtarin nëse në adresë të tij mbërrin një ofertë nga skuadra bregdetare. Gjithsesi, Albi Dosti këmbëngul se për momentin është një futbollist i HNK Sibenik.
“Dikush më tha që kishte lexuar diçka në lidhje me interesimin e Flamurtarit për mua dhe e pashë në rrjetet sociale që qarkullonte si laj. Po mua akoma s’më ka kontaktuar askush nga Vlora.
Kam disa oferta nga skuadra boshnjake dhe në Kroaci po ashtu. Por vazhdoj të jem lojtar i HNK Sibenik.
Pse jo, nëse do të bëhej fjalë për një interesim kontret nga Flamurtari do t’i dëgjoja me seriozitet, sepse bën pjesë te të paktat skuadra shqiptare që respekton lojtarët në aspektin profesional”, shprehet Albi Dosti për newsport.al.
