
Interi është gati të shesi Milan Skriniar gjatë merkatos së janarit. Zikaltërit refuzuan ofertën e Tottenham në verë, por tashmë planet kanë ndryshuar. Mbrojtësi sllovak është rikthyer titullar në ndeshjet e fundit duke bindur me paraqitjet e tij, por te Interi po mendojnë një plan tjetër për të.
Mediat angleze bëjnë me dije se zikaltërit janë "dorëzuar" përballë ofertës së Tottenham dhe janë gati të heqin dorë për shifrën e 50 milionë eurove. Skuadra angleze do të bëjë një ofertë zyrtare në janar e nëse arrihet deri në këtë shifër, Interi do jepte dritën jeshile që ky operacion të mbyllej me sukses.
Poll