Marash Kumbulla është në listën e klubeve më në zë të futbollit evropian. Së fundmi mediat italiane bëjnë me dije se ka një garë të ashpër mes Interit dhe Juventusit për lojtarin e Kombëtares shqiptare, me zikaltërit që janë të avantazhuar me disa million euro më shumë. Teksa në Itali janë të bindur se Kumbulla e ka vendosur të ardhmen, tifozët e zikaltërve mund të gëzojnë pasi këtë gjë duket sikur e ka "vulosur" edhe vetë 20 vjeçari.
Në lajmin e publikuar nga Sky Sport në rrjetet sociale se Inter është më pranë lojtarit se Juventus, Kumbulla ka pëlqyer postimin në fjalë, duke I dhënë një assist Interit në "garën" me bardhezinjtë. Në garë për talentin shkodran të Veronës është edhe Lazio, Dortmund dhe disa ekipe nga Premier League angleze.
