Shprehja e vjetër popullore "Oreksi vjen duke ngrënë" ka gjetur vend edhe te skuadra e Tomorit, e cila pas suksesit 1-0 kundër Dinamos në transfertë tashmë gjendet në vendin e dytë në klasifikimin e Grupit B në Kategorinë e Parë.
Sfida e radhës për beratasit është ajo kundër Elbasanit në shtëpi, ndërsa në faqen zyrtare të klubit në Facebook, përveç lajmërimit për axhendën e kësaj përballjeje shkruhet se Tomori do të kërkojë që të përmirësojë golavarazhin kundër verdhebluve.
Një deklaratë e fortë, edhe për faktin se Elbasani në fillim të këtij sezoni u vetë-shpall pretendent për t'u ngjitur në Superligë.
Jo vetëm që nuk është në ritmet për të arritur këtë objektiv, por tashmë pas rezultateve negative, Elbasani shihet edhe si një kundërshtar ndaj të cilit, rivalët kërkojnë të shënojnë sa më shumë gola për të përmirësuar golavarazhin.
[caption id="attachment_54822" align="alignnone" width="494"] Postimi ne faqen e klubit te Tomorit ne Facebook[/caption]