
Orges Shehi dhe Ilir Daja janë dy emrat më të përfolur në këtë periudhë ku Partizani dhe Tirana janë pa trajner. Për të dy ka mjaft aludime, por duhet theksuar se asgjë konkrete.
Pikërisht për ish "gardianin" dhe trajnerin aktual të Skënderbeut ka folur Gert Çarçani. Moderatori i njohur i emisionit "Pressing" është shprehur në emisionin "ABC-ja e Mëngjesit":
"Daja dhe Shehi janë emra që fabrikohen mediatikisht. Orgesi ka thënë që gjithçka mund të ndodhë dhe i përgjigjet pozitivisht çdo ftese. Ka një dilemë nëse është gati për të marrë një klub të madh, jo vetëm për Orgesin, por edhe për Ahmatajn. Orgesi është djalë model, por presioni është shumë i madh.
Partizani dhe Tirana kërkojnë përvojë të madhe, të tilla janë klube. Te Skënderbeu është i qetë, jashtë presionit. Megjithatë i jepet një mundësi nëse Partizani ia ofron stolin.
Kam një ide që Tirana ka kontaktuar Dajën. Zërat se ka një marrëveshje, por nuk donin ta prezantonin para derbit. E ngacmova dje Dajën dhe më tha se e kam bërë një prezantim në gusht, i referohej prezantimit të Skënderbeut".