Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Ilir DAJA me "këmbë në tokë": E vështirë t'i mbash lojtarët larg problemeve të UEFA-s, ju tregoj problemin e Skënderbeut

Shkruar nga NEWSPORT
Ilir DAJA me "këmbë në tokë": E vështirë

Ilir Daja ka folur pas fitores 1-0 kundër Flamurtarit. Trajneri i Skënderbeut deklaroi për mikrofonin e Supersport:

"Jam 100 përqind dakord që nuk jemi pretendentë për titull apo Kupë Shqipërie. Kemi shumë oshilacione. E prisja këtë. Edhe në pjesën e parë të kampionatit kemi bërë kështu. Luajmë mirë me të parët, vuajmë me ata që janë më poshtë në renditje.

Motivim? Nuk është i njëjti përqëndrim, nuk është i njëjti motivim. Vlora duhet komplimentuar sepse nuk u mblodh në portë, por luajti hapur. Kishim një ritëm të dobët, sidomos në fazën ofensive.

Kundërsulmet? Sulmi i shpejtë është një nga armët tona më të forta. Po të shohim strukturën e skuadrës, shohim që kanë nivel teknik mjaft të mirë. Kur ulin ritmin, nuk mund të bëjnë aksione sulmuese. Ajo që nuk shkoi sot ishte pjesa e motivimit. Kishim një manovër tjetër për ta bërë kundër Flamurtarit, por nuk e realizuam. Është manovra ajo që bën diferencën si në fillim, ashtu edhe në fund të lojës.

Mungesa e motivimit? Fajin kryesor e marr unë. Për këtë punë jam bashkë me stafin. Ne jemi munduar ta largojmë ekipin nga situata me UEFA-n, por kjo shfaqet. Lojtarët duhet ta fusin mirë në kokë që duhet të sillen njësoj si me Partizanin, ashtu edhe me Flamurtarin. 3 pikë është dhe fitorja me Partizanin, 3 pikë me të tjerët.

Partizani? Me të mbaruar ndeshja me Partizanin, unë i thashë të ulen me këmbë në tokë sepse e kemi shumë shpejt ndeshjen me Flamurtarin sepse i kemi më problem këto sfida.

Fusha? Fusha e Skënderbeut është ndër më të mriat në Shqipëri. Por, temperaturat e ulëta dhe ngricat kanë sjellë këtë gjendje. Shpresoj që mos të zgjasë deri në fund të shkurtit këto temperatura për ta pasur mirë fushën", përfundoi ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga