
Skënderbeu arriti të kalonte në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë duke mundur edhe në ndeshjen e kthimit Besën. Sfida e radhës në kampionat për korçarët do të jetë në transfertë ndaj Tiranës. Një takim i cili do të luhet ditën e shtunë në orën 17:00 në stadiumin e ri "Air Albania". Pas fitores së djeshme, trajneri Ilir Daja për mediat u shpreh se në Tiranë do të luajnë për fitore.
"Në do të luajmë gjithçka për gjithçka ndaj Tiranës. Në momente të caktuar do të kërkojmë të marrim lojën në dorë, nëse nuk na funksionon kjo manovër mund të kthehemi edhe mbrapa në mbrojte".
Pikat e dobëta të Tiranës? "Siç kanë elemente pozitive çdo klub ka edhe gjerat negative. Ne do mundohemi t'i shfrytëzojmë këto pika të dobëtat të kundërshtarit. Nuk mund ta them tani në publik pasi do të ishte në favor të kundërshtarit, por do të shkojmë në Tiranë për rezultat pozitiv".
Dëmtimet? "Bregu fillon nesër punë me grupin dhe do të jetë gati për ndeshjen ndaj Tiranës, ndërsa për Krasniqin nuk e di si do të shkojnë këto dy ditë", u shpreh Daja.