
Sot, Flamurtari do të luajë në transfertë kundër Tiranës, ndeshje e vlefshme për turin e dytë të Kupës së Shqipërisë. Ky takim do të zhvillohet në orën 17:00, ndërsa trajneri Ilir Daja ka vendosur për lojtarët titullarë. Ende s'është zyrtare, por gjasat janë që tekniku kryeqytetas ta startojë nga minuta e parë me Tomislav Bushiç, i cili ka shprehur hapur pakënaqësitë për shkak të financave.
Enea Koliçi do të jetë në portë, ndërsa para tij do të rreshtohen Siljanovski, Deliaj, Pollozhani dhe Kotobelli. Në mesin e fushës do të jenë Hyseini, Mustafa dhe Batha. Ndërsa në sulm do të udhëheqë Bushiç i mbështetur nga Musta në të majtë dhe Torasa në të djathtë. Një formacion ky që i kundërpërgjigjet 11-shes titullare të Tiranës, e cila me gjasë do të luajë me skemë të njëjtë si vlonjatët: 4-3-3. /Newsport.al/