Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Igli TARE "rrëmben" sulmuesin shqiptar, palët ndahen nga... 2 milion euro

Shkruar nga NEWSPORT
Igli TARE "rrëmben" sulmuesin shqiptar, palët ndahen nga...

Igli Tare është duke bërë një punë të mirë te ekipi i kryeqytetit italian. Drejtori i Lacio-s prej shumë vitesh, Tare ka spikatur me nuhatjen e talenteve të rinj, që kanë sjellë të ardhura të konsiderueshme në arkën e lacialëve. Ai duket i "dashuruar" me futbollistët shqiptar dhe pas Etrit Berishës, Strakoshës, V. Berishës apo Durmishit, në lupën e ish sulmuesit kuqezi ka përfunduar Vedat Murriqi.

Sulmuesi shtatëlartë i Fenerbahçes ka surprizuar këtë edicion, duke u ndjekur nga klube me emër në pothuaj të gjitha ligat e rëndëishme evropiane. Klubi turk duket se i ka paraprirë ofertave, duke vendosur çmimin prej 10 milion eurosh për gjilanasin. Ish lojtari i Besës dhe Teutës në Superligën shqiptare, kërkon kapërcimin e madh në karrierën e tij dhe Lacio shihet si ekipi ideal ku do kishte minutat e nevojshme.

Sipas "calciomercato", Lacio ka ofruar 8 milion euro, dy më pak se kërkesa e turqve që e kanë pikë referimi Muriqin. Sulmuesi ka shënuar shtatë gola këtë edicion, në 11 paraqitje me Fenerbahçen. Pritet të shihet nëse në janar Tare do të shtojë shumën, apo turqit do dorëzohen përballë kërkesave të shumta. Pas lojtarit të Kosovës, së fundmi janë hedhur në sulm edhe Atletiko Madrid apo Tottenham. Marrëdhëniet personale mes shqiptarëve, mund të çojnë Muriqin në Romë, me Taren që do të "rrëmbente" një tjetër lojtar me kualitet.

Tags:

SERIA A BOTA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga