Nga Flamurtari janë larguar shumë lojtarë në merkaton e janarit. Prej tyre ishte Tomislav Bushiç dhe Goran Siljanovski, një ri tek Teuta e tjetri tek Rabosniçki në Maqedoni.
Mirëpo, mesfushori Idriz Batha, me anë të një postimi në rrjetin social "Instagram" shkruan me "doza" humori se në vendin ku rrinte së bashku me Albi Allën, Bushiç dhe Siljanovskin, tashmë ata të dy janë larguar dhe ka ardhur Xhevahir Sukaj.
"S'kishte ardhur vëllai akoma", shkruan Batha.
Ndeshja e ardhshme për klubin vlonjat do të jetë në Gjirokastër ndaj Luftëtarit, e vlefshme për vajën e 21 të Superiores.
Poll