Jurgen Goxhaj vijon të jetë në një marrëdhënie të komplikuar me tifozët e kuq. I vetëdeklaruar si tifoz i Tiranës qendërmbrojtësi i Bylisit nuk ndalet, duke vazhduar “luftën” në distancë me mbështeësit e kampionëve.
Në rrjetet sociale, ai ka qenë në gatishmëri të fansave duke iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Njëri nga ndjekësit e ngacmon duke i shkruar: “Kush s’kërce osht…” Kaq ka mjaftuar dhe shtatlarti përgjigjet duke kujtuar fitoren e fundit të Tiranës në derbi: “Orari… Mos harroni orarin! Dhe 5-1 në shpia”, përfundon Goxhaj.
Kujtojmë që ditë më parë në rrjetet sociale shpërtheu debate dhe ironia, pasi në një foto montazh Goxhës i kishin veshur fanelën e Partizanit. Ishte vetë lojtari që përmes komenteve s’e pranonte dot një fakt të tillë duke u vetëdeklaruar sërish si tifoz bardheblu.
