
Interi ka nisur të mendojë që tani për merkaton e verës. Drejtuesit e klubit po ndjekin me kujdes lojtarët që janë në skadencë kontrate dhe një prej tyre është Luiz Felipe. Mbrojtësi i Lazios është në fund të kontratratës me skuadrën italiane dhe deri më tani nuk ka rinovuar ende.
Duke parë këtë situatë, drejtuesit zikaltër kanë nisur nga puna për të bindur lojtarin që të pranojë ofertën e tyre pasi edhe trajneri Inzaghi ka dhënë miratimin e tij. Trajneri i Interit e njeh mjaft mirë mbrojtësin pasi e ka stërvitur në kohën kur ishte pjesë e Lazios dhe tani e kërkon sërish te zikaltërit duke parë që De Vrij mund të largohet në fund të sezonit.
Poll