Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

I shënoi 2 herë Tiranës, Herald MARKU: Ishte ndeshja e radhës, na kanë premtuar premio të madhe

Shkruar nga NEWSPORT
I shënoi 2 herë Tiranës, Herald MARKU: Ishte ndeshja e

Vllaznia ka mundur në limite Tiranën 3-2. Do të ishte një ndeshje emocionuese në "Loro Boriçi", duke dhuruar pesë gola. Tetë kartona të verdhë, dyluftime, penallti dhe protesta. Klasikja e Shqipërisë I ka dhuruar të gjitha, teksa në fund ka trimfuar Vllaznia.

Ka qenë Marku që ka kaluar Vllazninë në avantazh në minutën e 28 me penallti, teksa me nisjen e së dytës ka barazuar Muçi. Pas tre minutash sërish Marku do kalonte në avantazh vendasit, teksa Sasraku barazoi në të 63. Duhej sekonda e fundit, me Dungën që I jep tri pikë Vllaznisë.

Pas ndeshjes, për Gol pas Goli, Herald Marku i Vllaznisë tha:

Çfarë ndjesie ju sjell fitorja? Ishte një fitore shumë e bukur. Me lojën që po zhvillonim besova te fitorja por jo në këtë mënyrë. Të vijë ndeshja dhe fitorja ashtu është gjë e veçantë. Presferoj ta pres topin dhe te goli I dytë ishte goditje instiktive, as e mendova fare.

Titulli kampion? Ndjesia është shumë e mirë si edhe ecuria në tre ndeshje tre fitore. Është shumë herët për të folur. Ishte thjesht ndeshja e radhës. Kampionati është I gjatë dhe të mendojmë qysh nesër për Teutë. L;e t'I marrim ndeshjet me radhë dhe të shohim ku do shkojmë.

Pozicioni? Luaj mirë në mesin e fushës dhe aty ndihem më mirë. Pozicionin tim e di trajneri dhe jam I gatshëm të luaj ku të dojë ai.

Gabimi I Zogovic? Po shkoja te çdo lojtar dhe po I jepja kurajo. Personalisht them se e kemi dominuar ndeshjen dhe kur erdhi goli në fund ishte diçka e madhe. Dua të falenderoj çdo njeri që n aka mbështetur. Mediat shohin vetëm ndeshjen dhe jo stërvitjen aty ku ne sakrifikojmë.

Çka ndryshuar te Vllaznia? Ardhja e trajnerit, stafit teknik është diçka e mirë. Bëjnë një punë të mirë dhe ne e dimë ku do lëvizim në fushë. Ana taktike ka ndryshuar.

Premio? Na uruan Xhaferi dhe Ademi. Na premtuan shpërblim, ishte e madhe dhe më mirë mos e themi shumën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga