
Bylis-Teuta u mbyll në barazim 1-1. Një hap fals për durrsakët që lënë dy pikë në garën për titullin kampion. Bregu shënoi golin e parë për Teutën, ndërsa Bylis u kundërpërgjigjë pak minuta më vonë me Antoni që vulosi përfundimisht ndeshjen në 1-1. Në fund të sfidës për "Gol pas Goli", trajneri i Teutës, Edi Martini u shpreh:
Barazim që e lë Teutën pas, çfarë nuk shkoi? "Nuk shkoi rezultatin pasi humbëm shumë raste për gol. Ajo penalltia që kam qejf ta shikoj, arbitri e humbi kontrollin e ndeshjes duke dhënë faulle të shumta e duke acaruar ndeshjen. Kam folur ashpër me të, i thashë atë që doja t'i thoja edhe pse ne duhet të jemi më të qetë, por ky është futbolli.
Edhe te rasti i golit nuk e di si është rregullorja, pasi Aleksi përplaset në tokë nga arbitri dhe loja vijon. Minimalja që duhej bërë duhet që të ndalej loja pas përplasjet mes gjqytarit dhe Aleksit. Kishim disa momente nerviozizmi dhe ato 10 minuta na kushtuan".
Nervozizmi te Teuta? "E kam dëgjuar shumë punën e barazimeve, kemi 11 barazime dhe skuadrat e tjera kanë 8 apo 9. Këto janë ato ndeshje që duhen fituar, erdhi Laçi këtu fitoi, erdhi Partizani fitoi dhe ky është nervozizmi që ne kemi pasi janë fusha të nxhehta. Plaku luajti mirë për aq sa minuta sa ishte në fushë edhe pse nuk ka gjendjen e duhur fizike. Kishte një rast për gol që ai nuk i fal këto raste".
Goli i pësuar? "Duhet parë pasi në momentin që arbitri prek topin ndeshja ndalet, ndërsa edhe në këtë rast mund të ishte ndalur loja pasi Aleksi u përplas me gjyqtarin. Nuk e kam të detajuar sesi doli lojtari kundërshtar para portës dhe fajin e kemi të gjithë si skuadër".
Hap fals? "I qaj këto 2 pikë pasi mund të kishim fituar. Fusha e Ballshit është e vështirë e shpresoj të jetë për çdo skuadër që vjen këtu. Jemi në luftë 4 skuadra që do të luftojnë për titullin kampion. Duhet të shënonim një gol me ato raste që kishim pasi një skuadër si e jona duhet të shënoi me këto raste".