Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"I kemi dhënë leksione të gjithë kundërshtarëve", Magani zbulon projektin e Egnatias në Superligë: Do të ndërtojmë skuadër për objektiva madhore, stadiumi i ri do jetë gati

Shkruar nga NEWSPORT
"I kemi dhënë leksione të gjithë

Egnatia u bë skuadra e parë që arriti matematikisht të ngjitet në Kategorinë Superiore për sezonin e ri. Skuadra rrogozhinase bëri një sezon prefekt në Grupin B duke dominuar gjithë sezonin dhe në fund u kurorëzua me arritjen në Superligë. Në një intervistë për "ABC Neës", trajneri Gugash Magani është shprehur skuadra e tij u dha leksione të gjithë ekipeve kundërshtare, ndërsa foli edhe për sezonin e ri në Kategorinë Superiore.

"Kjo është eksperienca e dytë në Kategorinë e Parë që e kurorëzoj me daljen në Superiore. Për mua është diçka e veçantë, një skuadër që në pamje të parë duket modeste, por i ka dhënë leksione të gjithave skuadrave.

Sezoni i ri? "Projekti afatgjatë konsiston në përforcimin e ekipit dhe përmirësimin e infrastrukturës. Sezonin e ardhshëm besoj se do të luajmë në stadiumin e ri. Ky është një projekt serioz dhe Egnatia nuk do të jetë kalimtare në Superiore, por do të ndërtojmë një skuadër për të arritur objektiva madhorë", përfundon Magani.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga