
Teuta luajti dje në transfertë kundër Shamrock Rovers, ndeshje që përfundoi me rezultatin 1-0 në favor të vendasve. Atëherë kur u duk se gjithçka mbaroi 0-0, ishte Aidomo Emakhu që ndëshkoi ekipin tonë. Vetëm 17-vjeç, Emakhu shpërbleu besimin e trajnerit. Ai u fut në lojë në minutën e 83-të dhe iu deshën vetëm 8 minuta që të tregonte vlerat e tij.
Emakhu ka lindur në Irlandë 26 tetor të vitit 2003. Është prodhim i klubit të Shelburne, teksa ka spikatur në ekipet zinxhirë të moshave. Drejtuesit e Shamrock Rovers e pikasën dhe në merkaton e vitit 2020 e rrëmbyen në gjirin e tyre. Duket se kanë "goditur" në shenjë pasi goli i tij mund të vlejë shumë për raundin e ardhshëm të Conference League.
Poll