Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja me TIRANËN i "nxjerr në shesh" të gjitha, te SKËNDERBEU edhe liderët nuk po gjejnë zgjidhje

Shkruar nga NEWSPORT
Humbja me TIRANËN i "nxjerr në shesh" të gjitha, te

Mungesa e Kristi Vangjelit në sfidën e rëndësishme ndaj Tiranës u ndie shumë, teksa anësori i djathtë i bardhekuqve nuk pati mundësi të luante për shkak të plotësimit të numrit të kartonave në ndeshjen ndaj Flamurtarit, ku kampionët në fuqi ranë për herë të nëntë në këtë sezon.

Ish-futbollisti i Kombëtares u ndëshkua me karton të verdhë që në minutën e 22-ë të sfidës së javës së 22-ë duke i hequr të drejtën vetes për të luajtur ndaj bardhebluve pas 5 ditëve.

Ndoshta për një sfidë me peshë të madhe dhe për të ndihmuar ekipin të rigjejë ritmin dhe besimin e humbur ndoshta veterani Vangjeli do të bënte më mirë për të shmangur kartonin e verdhë në Vlorë për të qenë në gadishmëri për sfidën ndaj Tiranës në shtëpi. Rritja e presionit për të shpëtuar sezonin po ndihet dhe te lojtarët, të cilët edhe dje ndaj Tiranës nuk arritën të siguronin fitoren. Në këtë situatë të vështirë, jo vetëm Vangjeli, por lideri tjetër i bardhekuqve Radas duket se e kanë tepër të vështirë të bashkojnë ekipin dhe të bindin tifozët të bëhen një me ta.

Me një ekip me emra dhe djem të rinj, detya e liderit i shtyn Vangjelin, Radasin etj. të rezistojnë përballë presionit dhe për të vrarë krizën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga