Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbja me përmbysje ndaj Bylisit, TIRANA me reagim zyrtar: Rrëzojmë të gjitha akuzat, të gatshëm ta ndjekim në oragnet kompentente

Shkruar nga NEWSPORT

Tirana u mund ditën e sotme nga Bylisi me rezultatin 2-1. Një ndeshje që prodhoi shumë polemika pasi bardheblutë po fitonin pjesën e parë 0-1, ndërsa në të dytë ishin vendasit që përmbysën gjithçka në të dytën. Duke parë të gjitha këto polemika të krijuara, Tirana në një postim në rrjetet sociale reagon zyrtarisht duke rrëzuar poshtë këto akuza.

Postimi i Tiranës:

Duke mare shkak nga situata e krijuar në media kundrejt sfidës KF Tirana - FK Bylis, KF Tirana rrëzon poshtë të gjitha akuzat drejtuar saj. Nënvizojmë se klubi kurrsesi nuk mund të bëhet pjesë e asnjë skenari të stisur dhe i qëndron besnike objektivave te sezonit. Të gjitha këto tymnaja krijohen per të prishur harmoninë dhe pozitivitetin që mbizotëron në klub. Jemi të gatshëm të analizojmë të gjithë situaten dashakeqe dhe mëse të gatshmëm për ta ndjekur atë në organet kompetente. Asnjë aludim nuk mund të hedhë poshtë atë objektiv për të cilin ky ekip punon cdo ditë.
Ftojmë të gjitha mediat të jenë sa më korrekte në pasqyrimin e materialeve të tyre pasi klubi yne do të jetë transparent për gjithcka ndodh në familjen tonë. KF Tirana do të ndjëkë të gjithë procedurat ligjore për shpifjet e bëra mbi këtë sfidë. Ky proces do të jetë i vlefshëm për të gjithë personat që do të perpiqen të dëmtojnë imazhin e klubit më të madh në vend.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga