
Humbja me Ilirinë 2-0, ka bërë që Lushnja të humbasë vendin e parë në klasifikim. Ajo që të biee në sy është se lushnjarët, e drejtuar nga trajneri Ilir Gjyla, nuk e morën shumë seriozisht kundërshtarin. Ngjante me një ndeshje të thjeshtë, por nuk rezultoi ashtu. Trajneri Gjyla nuk e ka kapërdirë akoma humbjen, për vetë mënyrën sesi ndodhi dhe kjo besoj që do shërbej si mësim.
Gjithsesi, në kampin lushnjar egziston besimi se mund të arrijnë Superioren. ''Lufta'' mbetet e ashpër dhe nuk i dihet deri në fund. Trajneri Gjyla do kërkojë fitoren, qysh në ndeshjen e radhës sepse nuk ka kohë për të humbur. Askush nuk do që të lihen sërish pikë, ndaj ndeshja me Shënkollin në transfertë fiton një vlerë të vecantë në shumë aspekte.