Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbi njeriun e shtrenjtë, Vllaznia emocionon lojtarin e skuadrës

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi njeriun e shtrenjtë, Vllaznia emocionon lojtarin e skuadrës

Mëngjesin e sotëm, mesfushori Hygor i Vllaznisë ka humbur njeriun më të shtrenjtë. Nëpërmjet një postimi, braziliani ka bërë me dije se e ëma nuk ia ka dalë dot në luftën e saj me sëmundjen. Hygor Gonçalves ndodhej prej disa javësh në vendlinje, pikërisht për t'u gjendur pranë nënës së tij.

Mesditën e sotme, klubi sportiv Vllaznia i ka shprehur ngushëllimet lojtarit, duke i treguar mbështetjen dhe forcën në këto momente të vështira. Në një postim në faqen zyrtare Vllaznia, tregon se në këto momente të vështira gjendet pranë lojtarit të saj.

" NGUSHËLLIM! KF Vllaznia i shpreh ngushëllimet më të sinqerta futbollistit Hygor Guimaraes Goncalves për humbjen e njërit prej njerëzve më të shtrenjtë- nënës së tij. Në këto momente të vështira, i gjendemi pranë futbollistit tonë. Shpirti i saj pushoftë në paqe!", shkruhet në faqen zyrtare të veriorëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga