Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, publikohet poezia prekëse e futbollistit të Skënderbeut: Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi (E PLOTË)

Shkruar nga NEWSPORT
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, publikohet poezia

Ndarja nga jeta e 18 vjeçarit Dorian Tahirllari, pjesë e ekipit të të rinjve të Skënderbeut ka tronditur gjithë Shqipërinë.

18-vjeçari u nda nga jeta për shkak të një sëmundje të rëndë. Ai vuante nga turmori malinj. Ndonëse luftoi për ta mposhtuar, realizoi 5 operacione, futbollisti i ri nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Së fundmi është publikuar një poezi e tij të cilën e ka shkruar ndërkohë që ishte diagnostikuar me këtë sëmundje.

Në këtë poezi ai ka shkruar të gjitha përjetimet, lutjet e nënës së tij që ai të shërohet.

Poezia e Dorian Tahirllarit:

Një ditë ku asgjë nuk ishte si ditët e tjera,

një ditë ku nuk kishte asgjë brenda saj.

Një ditë që të shurdhonte nga vetmia.

Një ditë ku mërzia dukej e zakonshme.

Një ditë ku dukej sikur dhimbja ishte miku im.

Një ditë ku lulet janë ujitur nga lotët e mi,

ku nëna lutej për shërimin e këtij djali.

Një ditë ku kujtova gjithçka…

Fëmijërinë time,fushën e gjelbërt,shokët e mi…

Një ditë ku lotoja dhe vuaja për ëndërrat,qëllimet dhe motivet e mia…

Kujtoja ditën kur lutesha për to e sot ato luten për mua…

Një ditë ku lutja është tek Zoti…

Dua t’i lutem atij për ëndërrat e mia.

Dua t’i lutem për mua…

Ishte një ditë që më kujtoi gjithë ato ditë…

Tags:

VENDI

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga