Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Humbën në Izrael, trajneri i Tiranës i kënaqur: Kaq e bëmë me një javë stërvitje

Shkruar nga NEWSPORT
Humbën në Izrael, trajneri i Tiranës i kënaqur: Kaq e

Ze Maria ka folur pas humbjes 2-0 kundër Makabi Tel Aviv. Trajneri i Tiranës u shpreh i kënaqur me atë që skuadra e tij dhuroi në fushën e blertë, megjithëse rezultati nuk ishte pozitiv. Braziliani deklaroi në konferencën për shtyp:

"Mendoj se ishte një ndeshje e mirë, të dy skuadrat luftuan për ta fituar. Paguam një çmim të rëndë për dy apo tre gabime që bëmë, ishte zhgënjyese por janë gjëra që ndodhin. Kemi edhe një ndeshje tjetër, humbëm me dy gola këtu por gjithçka mund të ndodhë në Tiranë.

Luajtëm sot pas vetëm dy seancave të mirëfillta stërvitore, mendoj se ndeshja tjetër mund të jetë ndryshe. Makabi është një skuadër e mirë me një trajner të mirë. Në radhët e tyre pashë disa lojtarë të mirë që na e vështirësuan punën. Ajo që keni parë sot nuk është futbolli shqiptar, të stërvitesh vetëm një javë nuk tregon asgjë për një skuadër. Jam i lumtur që kam edhe një javë në dispozicion e do të shihni më shumë nga ne.

Të luash kundër Makabit në fushën e këtij të fundit është e vështirë. Nuk është justifikim por fakt. Mendoj se Zhordi mund të bëhet një trajner i mirë pasi ai ka kaluar në klube të njohura si lojtar dhe tregoi vlerat e tij. Ai ka mësuar nga më të mirët dhe sigurisht edhe nga i ati. Unë pres që ai të ketë një të ardhme të mirë si trajner”, deklaroi trajneri i Tiranës.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga