Heroi i takimit ndaj Vllaznisë, kapiteni Jackson që shënoi golin që kualifikoi për herë të parë Egnatian në finalen e Kupës së Shqipërisë ka folur për Oversport pas ndeshjes.
“Jam shumë i lumtur për fitoren dhe që shkruam historinë. Jam shumë i kënaqur për golin që kam shënuar. Më vjen mirë që ndihmova klubin dhe presidentin pasi kam 3 vite në Rrogozhinë.
Brazilianët në Shqipëri? E shoh si trampolinë pasi Shqipëria po rritet e sidomos ky klub. Dua të arrij diçka më të mirë pas këtij sezoni.
Titulli kampion? Nuk më pëlqen të flas për të ardhmen. Dua që të shijoj momentin dhe finalen e Kupës. Të luajmë në Europë dhe më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.
Çfarë keni mësuar nga Shqipëria? Më pëlqen gjithçka. Është vend i qetë. Jam adaptuar dhe më pëlqen shumë. Më pëlqen edhe mentaliteti dhe nuk ka për çfarë të ankohem. Më pëlqen byreku”, tha Jackson.