Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Hallaçi optimist: 2017-ta çon trofeun në Kukës

Shkruar nga NEWSPORT
Hallaçi optimist: 2017-ta çon trofeun në Kukës

 

Përpara ndeshjes me Vllazninë e cila do të luhet ditën e nesërme në oën 18:00 në stadiumin "Loro Boriçi", ekipi i Kukësit ka dalë sot paradite në një konferencë për shtyp. Pas trajnerit Ernest Gjoka ka folur edhe kapiteni i ekipit verior Rraman Hallaçi

Kapiteni i Kukësit ka folur për ndeshjen me Vllazninë dhe ndër të tjera ai ka theksuar se duhet patjetër të fitojnë edhe për të shpërblyer  presidentin Safet Gjici dhe trajnerin Gjoka.

“Trajneri dhe presidenti nuk kanë bërë shumë lëvizje dhe ne duhet të ia shpërblejmë”, u shpreh Hallaçi.

“Përsa i përket ekipit shkodran, kemi luajtur përballë tyre dhe ato dhurojnë futboll. Janë një emër i madh i futbollit shqiptar dhe gjithmonë është e vështirë përballë tyre. Nuk ka ekipe të lehta në kampionatin shqiptar, pasi të gjithë duan pike. Nga  fundi i tabelës dhe lart ka ekipe shumë të vështira”,  tha ndër të tjera kapiteni.

 

I pyetur në lidhje me titullin, kapiteni u shpreh plot optimizëm se: "Mendojmë se është viti i duhur për titullin kampion. E duam prej 5 vitesh dhe të gjithë po punojmë për të.  Duhet të punojmë fort dhe të ia dalim mbanë, pasi i kemi të gjitha mundësitë”.

 

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga