
Tirana është drejt titullit kampion në Kategorinë Superiore, ndërsa bardheblutë janë duke menduar për merkaton. Mbrojtësi Albi Doka do të largohet drejt Kroacisë, me ofertat që janë edhe për Ernest Muçin.
Kryeqytetasit po mendojnë për afrimet, me presidentin Refik Halili që ka udhëtuar në fundjavë personalisht drejt Prishtinës. Mësohet se bardheblutë ofrojnë 75 mijë euro për portierin e Kosovës dhe Prishtinës, Visar Begaj.
Një tjetër lojtar që është ndjekur nga afër është edhe Armend Thaçi, një ndër mbrojtësit më të mirë në kampionatin Kosovar. Mësohet se lojtari del I lirë në fund të sezonit, por kërkesat e larta ekonomike mund të frenojnë Tiranën për të nënshkruar me të.
Poll