
Vllaznia ia doli të merrte një fitore jetike. Shkodranët mposhtën 0-1 Bylisin, me golin e Hoxhajt në minutën e fundit. Sponsori Alban Xhaferi ka bërë një postim në rrjetet sociale menjëherë pas takimit, ai shkruan: Ne besuam deri në fund dhe fituam. Hoxhaj Ardit, ylli nga Vlora.
Ishte pikërisht Hoxhaj që "vret" ndeshjen, atëherë kur nuk pritej. Festa nuk ka munguar në Shkodër, teksa po organizohet edhe një pritje për lojtarët.
Vllaznia vijon të ruajë distancën prej 9 pikësh nga vendi i dytë. Synimi i ekipit të Bradriç dihet tashmë, teksa kemi hyrë një një fazë të rëndësishme të sezonit.
Poll