
Tirana ka arritur të triumfoj në derbin e kryeqytetit ndaj Partizanit me rezultatin 2-1. Sfida e luajtur në "Air Albania" u vendos nga një gol i Cobinah në minutën e 90-t të saj. Bardheblutë arritën të marrin fitoren e parë në derbi që prej shkurtit të vitit 2014. Në dalje të stadiumit vajza e presidentit Halili, Goldi Halili ka dhënë një intervistë për Supersport, duke treguar kënaqësinë e marrë nga fitorja e Tiranës.
"Nuk kam mundur ende të kontaktoj me të gjithë familjarët. Kjo ishte një shkëndijë e bukur pas asaj që kemi kaluar. Jam shumë krenare për atë që ekipi dha brenda fushës. Por gjithmonë si pas çdo trishtimi, doli dielli dhe fati na buzëqeshi sot në anën tonë", tha Goldi Halili.
Poll