
Kategoria e Parë e msohave është në fazën deçizive për të shpallur ekipin fitues, ndërsa Apolonia U17 ka marrë një fitore të thellë 6-0 ndaj FC Scutari. Në morinë e golave, në sy ra realizimi i dytë i fierakëve që ishte për kornizë.
Aksioni model i të rinjve të Apolonisë është vlerësuar edhe në rrjetet sociale, ndërsa goli i Ferkos është vërtet për t'u mbajtur mend. Aksioni që nis nga e majta e sumit, përfundon nga ana tjetër e sulmit mes disa kombinimesh që të kujton stilin e lojës së Barcelonës. Diagonale vrasëse në fund dhe festë legjitime për djelmoshat e Apolonisë U17.
Poll