Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gol në "frymën e fundit" ndaj Burrelit, Korabi mban gjallë shpresat për Superligë

Shkruar nga NEWSPORT

Korabi ka barazuar në frymën e fundit ndaj Burrelit. Derbi i veriut u mbyll në barazim 1-1 dhe me një fund dramatic. Burreli e mbylli pjesën e parë në avantazh, falë golit të Takahashit në minutën e 44-të. Kur dukej se ndeshja do të mbyllej me fitoren e Burrelit, Korabi vendas barazon në minutën e 94-të me Paplekaj.

Një gol me peshë për dibranët që mbajnë gjallë shpresat për të siguruar vendin e dytë që të dërgon në "Play Off" për Superligën. Sfida e javës së fundit do të jetë ndaj Vorës, ndërsa Burreli luan ndaj Dinamos në shtëpi. Burreli ndodhet në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Korabi me 40 pikë në vendin e 3-të.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga