Lojtari i Kastriotit, Sokol Neziri, në një prononcim të dhënë për “Supersport” ka thënë në lidhje me incidentin që ndodhi në Fushë-Krujë, ku u dhunuan disa prej lojtarëve të Skënderbeut, se ata nuk ishin tifozë të Kastriotit, por mund të kenë qenë tifozë të Partizanit.
“Më vjen keq për atë që ka ndodhur. Na vjen keq për atë që ndodhi dhe ata nuk kanë qenë tifozët tanë, këtu ka shumë tifozë të Partizanit dhe në çdo ndeshje na kanë nxjerrë probleme. Kishim ndeshjen me Teutën dhe ka qenë pikërisht Tefik Osmani që është sulmuar për 90 minuta, ashtu me Skënderbeun dhe Tiranën. Organet përkatëse duhet të marrin masa në lidhje me këtë që ndodhi. Ishalla i japin përgjigje drejtuesit”, ka thënë Neziri.