Tirana-Partizani do të luhet ditën e premte në orën 19:00. Derbi është një ndeshje e rëndësishme për të dyja tifozeritë që pritet të mbushin shkallët e stadiumit në mbështetje të ekipeve të tyre. Tirana konfirmon se gjysma e biletave është shitur vetëm një ditë pas nxjerrjes në shitje dhe gjithashtu ka bërë apel për tifozët. Të gjithë duhet të pajisen me kart identiteti në hyrje të stadiumit si dhe fëmijët duhet të jenë të shoqëruar me prindër. Gjitashtu klubi bardheblu shprehehet se çdo dëm i bërë në stadium do të sjell përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës.
Postimi i Tiranës:
Numri i biletave ka ecur sot me një ritëm të jashtëzakonshëm. Gjysma e stadiumit është shitur në pak ore.
Pas një takimi me Policinë e Tiranës është kërkuar që të gjithë tifozët të jenë të pajisur me karta identiteti në momentin e hyrjes si dhe pajisjes me biletë. Fëmijët e vegjël gjithashtu të shoqëruar nga prindi.
Hyrja në stadium duhet bërë në orët para ndeshjes për të shmangur rradhët dhe problemet në dyert hyrëse.
Mjetet e forta, shishet plastike dhe mjetet piroteknike janë kategorikisht të ndaluara. Cdo dëm i bërë në stadium do të sjellë përgjegjësi ligjore për personat përgjegjës. Cdo ambient i jashtëm dhe i brendshëm i stadiumit survejohet me kamera.
Ftojme të gjithë tifozët të tregojnë qytetari dhe përkrahin skuadrën bardheblu. Nxitoni të pajiseni me bileta pasi shumë shpejt stadiumi do të jetë i gjithi i rezervuar për ndeshjen e së premtes Tirana – Partizani.