
Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Tirana B - Partizani B në "Skënder Halili". Miqtë janë duke kryesuar me një gol të Melanit në minutën e 34, teksa ka rënë në sy prezenca e disa lojtarëve nga ekipet e para në formacion. Ndeshja e vlefshme për Kategorinë e Dytë, i ka dhënë mundësi sfafeve që të luajnë edhe me disa nga lojtarët më të mirë.
Për Tiranën e kanë nisur nga minuta e parë Edon Hasani dhe Mario Morina, ndërsa edhe Beshiraj e Qirko janë pjesë e listës së Johanes Tafaj. Për Partizanin në fushë ishte Esat Mala dhe Aristoteles Romero, ndërsa edhe portieri Malaj e Dajçi bëjnë pjesë në listën e Dritan Mehmetit.
Poll