
Derbi, Partizani-Tirana është supersfida e ditës së sotme në Kategorinë Superiore. 30 minuta para ndeshjes foli edhe presidenti i Tiranës, Refik Halili. Për "Gol pas Goli", numri një i bardhebluve u shpreh se kjo ndeshje është shumë e rëndësishme për ecurinë e skuadrës.
"Ndeshje e cila klubi e ka vlerësuar. Është një ndeshje e shumë pritur edhe për lojtarët dhe skuadra të shpalosi atë që nuk ka bërë gjatë kampionatit pasi është edhe më e kompletuar.
Kjo ndeshje për ne është shume e rëndësishme e nëse fitojmë shkojmë drejt asaj që pretendojmë. Merkato? Kemi bërë një merkato të kujdesshme dhe do ta shikojmë gjatë ndeshjeve. Nëse do të shkëlqejnë në fushë atëherë tregon që kemi bërë një merakto të mirë", u shpreh presidenti Halili.