
Trajneri i Kukësit ka folur për mikrofonin e TVSH-së pas përfundimit të ndeshjes, ku shpreh shumë i kënaqur për këtë trofe të arritur.
“Ndihemi mirë pas fitimit të këtij trofeu. Është një fillim i mirë, pasi fituam Superkupën duke treguar që jemi një ekip serioz", deklaroi Gjoka.
“Kukësi për titull? Sigurisht, ky është qëllimi ynë. E kam thënë që në fillim që kam ardhur për titullin. Ose marrim titullin, ose iki unë”.
“Gjatë këtyre dy javëve kemi bërë maksimumin për sa kohë kemi patur në dispozicion. Normalisht kemi shumë për të bërë. Merkato? Kemi cilësi si skuadër, por nëse do të dalë ndonjë mundësi e mirë, atëherë do të lëvizim”.
Poll