Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

''Gjithçka po shkon siç duhet'', Gjici ''karikon'' Kukësin: Kemi mundësi për të kaluar tutje, stadiumi...

Shkruar nga NEWSPORT
''Gjithçka po shkon siç duhet'', Gjici

Sezoni në Kategorinë Superiore ka përfunduar, me fokusin që është te ndeshjet e Europa League. Presidenti i Kukësit, Safet Gjici ka folur sot gjërë e gjatë për situatën te verilindorët dhe gjasat për kalimin e turit të parë ndaj Slavia Sofias, me datën 27 gusht, në ''Air Albania''.

Gjici shprehet besimplotë se ekipi i Skënder Gegës i ka të gjtiha mundësitë për të kaluar tutje. Diçka u tha edhe për punimet në ''shtëpinë'' e re, të cilët kuksianët mezi po e presin.

''Dje isha në Tropojë për të vizituar ekipin. Po stërviten nga dy herë në ditë. Kushtet i kanë shumë të mira. Unë besoj se po përgatitemi mirë, edhe pas një bisede që kam pasur me trajnerin Gega. Janë shtuar edhe disa lojtarë të rinj. Presim edhe një qendërmbrojtës që ndoshta ka ardhur sot dhe kompletohemi.  Që do të thotë, ekipi është gati. Normalisht nuk ka marrë shumë lojtarë në Tropojë. Këta të rinjtë që nuk janë pjesë e formacionit kryesor nuk i ka marrë. I ka bërë shërbim atyre lojtarëve që do të luajnë në ndeshjen e parë më datë 27 me Slavian e Bullgarisë.Natyrisht që Slavia ka lojtarë vendalinj. Vetëm njëri është me origjinë greke, të tjerët i ka të gjithë të shtetit të vetë. Nuk është ekip i keq, është ekip i mirë, i fortë. Avantazhi jonë është që luajmë në Shqipëri, në Tiranë. Po e studiojmë mirë si ekip, me sa më informoi Gega. Kem shanset për ta kaluar. Se sa do jenë në gjendje lojtarët tanë, ekipi, trajneri për ta kaluar këtë do ta shikojmë në fushë.

Por kemi shanset për ta kaluar, sepse është ndeshja e parë te ne. Kemi mundësi të përgatitemi më shumë. Këta lojtarë të rinj të futen me ekipin dhe të lidhen me ata që kanë qenë këtu. Unë kam shpresë dhe bindje se do e kalojmë këtë tur. Por gjithmonë varet te trajneri, stafi teknik dhe ekipi. Ashtu si do e përgatisin ndeshjen këta, ashtu do dali edhe rezultati.

 Nuk është një ekip për t'u nënvlerësuar, është një ekip shumë i fortë. Por besoj me këta lojtarë që kemi ne kemi shansin për ta kaluar. Dua të them se punimet në stadiumin e ri po vazhdojnë. Edhe në krahun perëndimor janë bërë kollonat. Thjesht ka një ngërç me projektin, se ne kemi kërkuar që mbas shkallëve të bëhet edhe hoteli për sportistët. Është një rregullim projekti dhe besoj është një punë që mbaron shpejt. Kemi hallin e fondeve. Federata akoma nuk i ka lëvruar fondet. Ka dhënë pjesën e vetë qeveria, por FSHF ka disa procedura me UEFA-n kur i vijnë fondet në shtator. Kompania nuk është se po pret këto fondet, kompania po punon. Kemi kërkuar që ekipi të ketë hotelin e vetë në Kukës dhe mos shpërndahet nëpër qytet. Jemi në bisedime dhe i kam dërguar një email kryeministrit për fondet që kompania pret të marrë. Duhet të ndërhyjë qeveria edhe te FSHF. Duhen shpronësuar edhe të gjitha banesat që do të preken nga ky projekt. Gjithë këto procedura duan kohë. Firma e ka të përcaktuar në kontratë kur do ta mbarojë stadiumin. Brenda këtij muaji mbaron edhe pjesa perëndimore. Fushën, dritat, stolat, i ka federata për t'i bërë. Janë porositur. Sa të mbarojë ana ndërtimore fillojnë punimet e tjera - '' Pohon ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga