Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gjithçka për gjithçka, puna e Ilir Dajës dhe Partizani i transfertës durrsake

Shkruar nga NEWSPORT
Gjithçka për gjithçka, puna e Ilir Dajës dhe Partizani i

Partizani do të luajë të hënën kundër Teutës në transfertë, ndeshje e vlefshme për javën e 34-të të Superiores. Një sfidë shumë e rëndësishme për të dy ekipet që pretendojnë të fitojnë trofeun e kampionit. Durrsakët gjenden 3 pikë para, por një fitore e të kuqve do t'i ngjiste ata në krye të klasifikimit. Skuadra kryeqytetase ka zbritur në fushë prej ditës së djeshme duke mos njohur asnjë ditë pushim.

Trajneri Ilir Daja po punon intensivisht me lojtarët dhe strategjia për në Durrës është e qartë. Në Niko Dovana do të luhet gjithçka për gjithçka, madje mund të rrezikohet edhe me formacionin. Deri më tani s'ka asgjë publike, por duhet theksuar se pikërisht në Durrës do të shihet puna e bërë nga tekniku i Partizanit. Në supersfidën e së hënës, strategët mund të kenë në dorë fatet e këtij kampionati. Kujtojmë që ndeshja Teuta - Partizani pritet me interes nga gjithë sportdashësit dhe do të zhvillohet në orën 17:00.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga