
Drejtori i Partizanit iu përgjigj deklaratave të presidenti të Kukësit Safet Gjici, i cili theksoi se skuadra e tij e meriton titullin meqënëse ka shpenzuar më shumë në merkato nga skuadrat shqiptare. Në "Rubrika Sportive" në "RTSH Sport", Rama theksoi se titulli kampion fitohet në fushë dhe se ia fal me dëshirë titullin e merkatos më të shtrenjtë.
"Titullin e vendos fusha. Nëse do trofeun e merkatos Gjici, ia jap me gjithë qejf. Por futbolli shqiptar nuk është në ditët më të mira pasi shpenzimet e tepërta nuk i shpërblejnë deri në fund klubet. Nuk e kemi luksin të shpenzojmë shumë. Duhet që ky futboll të fitojë finainciarisht", përfundoi Rama.
Poll