
Në studion e Rubrikës Sportive është duke u diskutuar ecuria e Superiores deri më tani dhe i ftuar është dhe Gerd Haxhiu. Haxhiu në prag të fillimit të kampionatit u bë pjesë e Flamurtarit më pas në situata krejt të panjohura u largua nga klubi. Gerd Haxhiu nuk ishte shprehur deri më sot mbi prapaskenat që kanë ndodhur dhe tregoi nga ngjarja e atëhershme.
Largimi nga Flamurtari në pak ditë:
"Nuk kam fol asnjëherë se është pak e sikletshmë. I jam shmangur të gjitha mediave. Por që ju më keni zënë ngushtë, një shpjegim të vogël do ta jap. Që në moment e pranova me emocion, vlonjatët e pranuan me shumë dashamirësi. Shkuam folëm me administratorin Idrizi dhe nga biseda e parë që patëm, komunikimi ishte se kishim një fond 500 mijë eurosh. Do të fillonim shumë shpejt nga puna bashkë me Pollozhanin. Erdhi Pollozhani për të formuar ekipin, në letër ne bëmë një skuadër me 16- 17 lojtarë. Pastaj ditën e martë ka patur një takim në Tiranë mes Pollozhanin dhe Idrizin. Nuk u ra dakord për asnjë nga lojtarët e listës. Pollozhani më thotë që për listën dhe punën që kemi bërë nuk u ra dakord unë largohem nga klubi ju mund të vazhdoni mos u ndikoni nga unë. Më vonë të mërkurën, kohë më nuk kishte. Ne kishim punuar 8 ditë dhe nuk u arrit asnjë gjë. Kohë nuk kishte më, pata një bisedë të shkurtër me Idrizin. Nuk mund të vazhdoj me këto kushte që kishte dhe e mbyllëm aty", u shpreh Gerd Haxhiu
"Sadedini do të ishte në staf me mua. Unë kam qenë në komunikim me atë kur isha aty. Sadedini e dinte riskun që do të merrte përsipër. Më vjen keq që po merr fatura që si ka ai përsipër. Që të gjithë e shikonim dhe me 0 pikë Flamurtarin. Të shikojmë si kanë rrjedhur ngjarjet. Ka barazuar me Tiranën dhe humbi me Partizanin me vështirësi , dështim është vetëm me Ballshin. Tani të udhëtosh brenda ditës. Ushqehen në një restorant në Vlorë. Nga java në javë sa vijnë dhe agravohet situata. Skuadrat e tjera vijnë duke u rritur. Mendoj se tek Flamurtari do të çedohen gjërat se aty ka dhe familjarë që po nuk u paguan do të largohen dhe është shumë e dhimbshme",përfundoi Haxhiu.