Tirana ka zhvilluar ditnë e sotme një ndeshje miqësore ndaj Tiranës U-21. Miqësorja brenda shtëpisë është mbyllur me fitoren e thellë 5-1 për ekipin e parë. Të vegjëlit e akademisë bën një paraqitje të mirë, por në fund ishte skuadra e drejtuar nga Egbo që triumfoi.
Për Tiranën U-21 u aktivizuan edhe Gent Muça e Shaqir Tafa, por pa mundur të evitojnë goleadën e skuadrës së parë. Badheblutë do të luajnë më 1 tetor sfidën e "Play Off" të Europa League ndaj Young Boys në Zvicër dhe ky ishte një test për të parë gjendjen e lojtarëve.

Poll