
Zyrtari i Partizanit, Genc Tomori, për mikrofonin e RTSH Sport, nga Azerbajxhani është shprehur se skuadra është gati për të marrë një rezultat pozitiv sot dhe kanë punuar mirë në stërvitje.
Rezultati 0-0 që u mor në ndeshjen e parë, është një ndeshje që duhet të kesh kujdes për 90 minuta, sepse me rezultatin 0-0, më mirë të mbrohesh të mos pësosh gol. Lojtarët janë në formë të mirë, dhe shpresojmë të marrim maksimumin. Më shumë nga ana taktike, në markimin e lojtarëve. Sidomos edhe në ence, janë bërë përgatitjet e duhura, të mos ndëshkohemi nga këto probleme, gjithashtu edhe kundërsulmi jonë të jetë i shpejtë, me Çinarin, Asanin, apo edhe Malën. Solomon markon mirë, merr topin mirë dhe ka një gjuajtje të mirë në 16 metra. Çinari, Solomon të jenë më afër portës, sepse 1 ndëshkim i joni i nxjerr nga loja. Trashi? Janë vendimet e trajnerit. Trashi i ka dhënë shumë skuadrës. Është një zgjedhje e trajnerit, Trashi të ketë sa më shumë minuta për të ndihmuar skuadrën", është shprehur Genc Tomori.
Në orën 19:00 Qarabag dhe Partizani do zbresin në fushën e lojës për ndeshjen kthyese të raundit të parë në Champions League. 0-0 përfundoi takimi i parë në "Selman Stermasi".