Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gazetari zbulon problemin e lojtarëve të Superiores: Kam folur me ta, është siklet i paparë

Shkruar nga NEWSPORT
Gazetari zbulon problemin e lojtarëve të Superiores: Kam folur me ta,

Dizajni i topit të ri me të cilin luhen ndeshjet e Kategorisë Superiore kanë nxitur debat mes sportdashësve shqiptarë. Komentet kanë qenë të shumta e pikërisht kjo temë u cek shkurtimisht nga Gjergji Stefa.

Gazetari i njohur në panelin e Gol pas Goli tregoi se disa futbollistë ishin ankuar për ngjyrën e kuqe të tij. Sipas Stefës të shohësh një ndeshje të të elitës në mes të ditës, është padyshim një siklet i paparë.

"Të shohësh sot ndeshje me atë topin e kuq, është siklet i paparë. Unë kam pasur biseda me futbollistë të Superiores dhe më kanë thënë që topi është miqësor, por ngjyra jo. Për mua ngjyra është skandaloze. Pashë mbrëmë Partizanin me Vllazninë dhe ia vura fajin syzeve. Ndërkohë sot, në mes të diellit, top me ngjyrë të kuqe nuk e merr vesh se ku shkon", përfundoi Stefa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga