
Gjendja e vështirë e Butrintit në këtë sezon si pasojë e krizës financiare ka bërë që gazetari nga Saranda, Agron Mema të reagojë mjaft ashpër për mënyrën se si po menaxhohen fondet e miratuara nga bashkia për sportin.
Futbollistët e Butrintit nuk trajtohen me asnjë përfitim, as edhe ushqim, madje një koleg në Gjrokastër i ka filmuar duke ngrënë byrekë me dhallë nga lekët e tyre para ndeshjes me Luftëtarin për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë. Ku shkojnë fondet e miratuara nga Këshilli bashkiak, apo tek Klubsporti që paguan një administratë me mbi 50 veta dhe trajnerët kombëtarë të ekipeve kanë 8 muaj pa marrë edhe rrogën, ndërsa"miqtë" që menaxhohen nda sekserët, rrjepin përditë fonde dhe taksa.....futbollistët hanë byrekë nga xhepi, dhe biznesmenë u blejnë brekë....Po shyqyr që na nderojnë duke dhënë maksimumin e tyre, se të luash me byrek me dhallë e me brekë hua, kanë arritur maksimumin....Respekte "Butrintit" , Urime djemve sot , me fitore!", shkruante gazetari sarandjot, Agron Mema.