Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

"Gaz Demi më kërkoi falje", Fidel Ylli zbulon: Isha 5 orë në takim me Dukën, kanë bërë gabim që nuk janë ulur

Shkruar nga NEWSPORT
"Gaz Demi më kërkoi falje", Fidel Ylli zbulon: Isha 5

Futbolli në Shqipëri është ndalur për shkak të bojkotit nga klubet dhe Liga Profesioniste. Presidentët e Superligës së bashku me Ligën kanë vendosur që kampionati të mos nisi deri në plotësimin e 4 kërkesave që ata kanë. Qeveria shqiptare ka ngarkuar si negociator për këtë çështje, deputetin Fidel Yllin, por Liga kërkon të flasi vetëm me Kryeministrin Rama. I ftuar në emisionin "Rubrika Sportive", deputeti Fidel Ylli u shpreh se ky bojkot është i stisur.

"Kam qenë në takim me presidentin Duka për 5 orë. Më mori në telefon Gaz Demi dhe më tha të kërkoi falje pasi unë jam një nga presidentët në Ligën Profesioniste dhe nuk kemi ardhur në takim me ty.  Më tha që do të inicioi një tavolinë për të biseduar, unë I thash që jam gati kur të doni bashkë me grupin e punës. Të nesërme më thotë të flas me presidentin Duka dhe folëm. Ishim në linj dhe u thash që keni bërë gabim që nuk jeni ulur pasi nëse ka dëshirë çdo gjë mund të zgjidhet".

"U them që tani ta harrojnë t'i bëjnë presion Edi Ramës. Unë jam I mendimit që nuk ka gjë të panegociueshme në këto kërkesa. Ne kemi bërë edhe ligje të tjera veç këtyre 4 kërkesave të ligës. Ne kemi bërë një tjetër ligj që një ndeshje futbollit të mos organizohet nga polici private, por nga shteti. Policia duhet të organizojë ndeshje jo vetëm të Kombëtares, por edhe kur luajnë skuadrat tona shqiptare. Ta harrojnë t'I bëjnë presion dhe karshillëk Qeverisë, por të ulen në bisedime."

A është një lëvizje poletike? "Që në momentin e parë që kam folur me Presidentin e Ligës Profesioniste që për mendimin tim nuk Ligë fare, Edvin Libohova nuk është president ligë, por anëtar I Komitetit Ekzekutiv. I kërkova që të mos të zgjidhnin Koço Kokëdhimën pasi kjo çështje do të politizohet pasi është kryetar i një partie tjetër.

Këta më injorojnë mua që jam njeri I sportit, kemi 30 vite që nuk jemi ulur dhe këta refuzojnë takimin. Koço nëse do të bashkohet me Kryeministrin e të flasi ia gjej unë një mundësi që të flasi. Ai ka një nga klubet më të mira në Shqipëri dhe me rroga të vogëla.

Ne duam të hyjmë në Europë dhe këtu kam ligjet siç janë në çdo vend tjetër. Të gjitha vendet e tjera i kanë klubet shoqata sportive dhe jo bashkia pronare. Kemi 30 vite me klubet që menaxhohen nga Bashkitë që e kanë për detyrë të ndihmojnë sportin, por jo të jenë pronar.  Fola me Igli Tare se çfarë punë bën bashkia në Romë. Më tha çfarë lidhje ka bashkie me klubin tonë. Kemi një president që zotëron 70% të aksioneve dhe Bashkia ndihmon me terrenet sportive".

"Në Shqipëri gjërat bëhen gjithmonë në moment të fundit dhe kjo është e stisur. Unë jam pro kërkesave të ligës dhe pro kërkesave që ka sporti. Jam futur në parlament për të ndihmuar sportin dhe jo për ta dëmtuar. Liga bëri 4 kërkesa e deri këtu jemi në rregull. Jemi në një kohë pandemia dhe axhenda e Kryeministrit është e zënë pasi është edhe Kryetar i OSBE. Më thirri ditën e premte kur u firmos marrëveshja e basketbolli dhe më pyeti çfarë problemi ka sporti. Qeveria më caktoi mua si negociator dhe unë do të kisha përballë Ligën dhe Ministinë e Financave e unë do të isha në krah të sportit".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga