
Elseid Hysaj mund të quhet i larguar nga Lazio, pasi nuk ka marrë mjaft hapësira që kur u afrua në verën e kaluar. Mbrojtësi i përfaqësueses kuqezi është pranë kalimit te Valencia në Spanjë.
Lajmin e bën të ditur Il Messagero që tregon se për të do të derdhen në arkat e klubit italian rreth 5 milionë euro. Hysaj kështu do provonte aventurën e parë jashtë Italisë.
Kujtojmë se trajner i Valencias është Gatusso, i cili e njeh Hysajn në kohën kur bashkëpunonte me të te Napoli. Tashmë gjithçka i mbetet Lazios për të vendosur, ndërsa çdo gjë duket drejt konkretizimit.
Poll