Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Gafa e nxituar e klubit, larguan tre sulmues Partizani tani në emergjencë

Shkruar nga NEWSPORT
Gafa e nxituar e klubit, larguan tre sulmues Partizani tani në

Partizani është në emergjencë për sulmues. Të kuqtë e kryeqytetit kanë larguar nga skuadra tre sulmues, që ishin pjesë e tyre sezonin e kaluar. Bëhet fjalë për Xhevahir Sukajn, Astrit Fazliu dhe Stevan Racic. Të tre sulmuesit ishin lojtarë kyç në formacionin e kuq. Megjithatë drejtuesit e skuadrës menduan që të ofronin në ekip sulmues të tjerë me cilësi më të mira se "ishët", por ky plan nuk i shkoi siç e kishin menduar.

Këtë merkato verore janë afruar në skuadër sulmuesit Volas dhe Ekuban. Slloveni Volas, edhe pse erdhi me bujë të madhe, nuk po bind me lojën e tij. Kështu që largimi i tij nga Partizani është thjesht çështje kohe. Ndërsa vetëm Ekuban nuk mjafton për të mbajtur sulmin e kuq në të gjithë sezonin. Kështu që drejtuesit e klubit kryeqytetas duken të kenë bërë një gafë me largimin e tre sulmuesve të lartpërmendur.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga