
Dje, Laçi luajti ndaj Kukësit në kuadër të javës së 22-të të Superiores. Ky takim u mbyll me rezultatin 0-0, megjithatë në fushën e blertë pati një dyluftim të ashpër nga ana e të dy skuadrave.
Madje, në një moment mesfushori i kurbinasve Regi Lushkja u dëmtua rëndë nga shoku i tij Harallamb Qaqi duke u detyruar të lërë fushën e blertë. Sot, do të mësohet shkalla e dëmtimit të tij dhe nuk dihet ende nëse do të jetë gati për trajnerin Sinella.
Poll