
Kategoria e Parë, ajo e Dytë dhe futbolli I Moshave do të nisin këtë fundjavë. Ky ka qenë vendimi I Federatës Shqiptare të Futbollit pas shumë javësh bojkot, teksa vendimi për Superligën do të merret nga Liga dhe presidentët e 10 klubeve Profesioniste.
Kategoria e Parë do të dhurojë emocione të forta qysh në javën e parë, teksa në orën 14:00 do të zhvillohen të gjitha duelet për të dyja Grupet. Mes së shtunës dhe së dielës, e Para do të zhvillojë disa duele interesante, me skuadrat që do masin forcat pas 50 ditësh bojkot.
Kategoria e Parë - Grupi A - 14:00
Besëlidhja - Vora
Burreli - Veleçiku
Korabi - Oriku
Erzeni - Dinamo
Partizani B - (Pushim)
Kategoria e Parë - Grupi B - 14:00
Elbasani - Egnatia
Lushnja - Besa
Pogradeci - Luftëtari
Flamurtari - Turbina
Tomori (pushim)